Një person ka ikur me veturë ndërsa kishte me vete bagazhin dhe dokumentet personale të dy personave.
Policia e Kosovës njoftoi se në Sllatinë të Madhe të enjten dy personat me nënshtetësi norvegjeze ishin bashkë me shoferin në veturë, dhe kur kanë kërkuar të ndalen, shoferi i ka lënë dhe ka ikur me gjësendet e tyre.
“Dy viktimat, një mashkull dhe një femër me nënshtetësi norvegjeze, kanë raportuar se derisa kanë qenë në një veturë, kanë kërkuar nga drejtuesi që të ndalin për arsye se njëri nga viktimat nuk ndihet mirë. Drejtuesi i dyshuar mashkull kosovar, është larguar në drejtim të panjohur duke u marr edhe bagazhin që gjendej në veturë me dokumente personale të viktimave. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e PK-së.
Policia po e heton rastin si “shpërdorim i pasurisë së huaj”.
-
Policia kap dy shtetas të Sri-Lankës që i kishte futur ilegalisht në Kosovë një serb
-
Aksident në Sllatinë, një person i lënduar
-
Shtetasi i Shqipërisë refuzoi të kontrollohej nga Policia e Kosovës, ikën nga vendngjarja
-
Tre persona ikin me veturë nga policia në Gjakovë, vetaksidentohen gjatë arratisjes
-
Kaloi ilegalisht kufirin, shoqërohet në polici shtetasi serb