Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Shtetasi i Shqipërisë refuzoi të kontrollohej nga Policia e Kosovës, ikën nga vendngjarja

Një shtetas i Shqipërisë braktisi veturën në pikën kufitare Morinë pasi u ndalua nga Policia e Kosovës për kontroll.

Autoritetet njoftuan se rasti ka ndodhur të dielën në orën 17:00, ku i dyshuari duke mos përfillur urdhrat për kontroll, doli nga vetura dhe u largua në drejtim të Shqipërisë.

Në veturë, siç njofton Policia, i dyshuari la dokumentacionin, telefonin dhe portofolin, ndërsa dëshmitari i rastit është intervistuar.

“Në lidhje me rastin është intervistuar dëshmitari mashkull, shtetas i Shqipërisë, ndërsa automjeti me dokumente është konfiskuar. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Rasti është iniciuar si “mospërfillje e urdhrave të ligjshëm”.