Kronikë e zezë

Vdes një i ri në Pejë pasi goditet nga një kamion me beton

Foto: KOHA/Ilustrim
 

Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e lëndimeve që ka marrë të enjten pasdite në fshatin Bogë të Rugovës, pasi një kamion me beton e ka goditur teksa po lëvizte prapa.

Lajmin për KOHËN e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 17:50.