Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Pesë të lënduar në një vetaksident në Malishevë

Të paktën pesë persona kanë mbetur të lënduar në një vetaksident të ndodhur në dalje të Malishevës gjatë pasdites të së enjtes.

Siç ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, njëri nga personat e përfshirë në aksident, ka marrë lëndime më të rënda.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky vetaksident ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë, me ç’rast automjeti ka dalë nga rruga.

“Një vetaksident ka ndodhur në dalje të Malishevës, në drejtim të fshatit Banjë. Një veturë ka dalë nga rruga për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë dhe janë lënduar pesë persona, njëri nga ta ka lëndime më të rënda. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor. Rasti po hetohet nga njësitet relevante”, ka thënë Elezaj.