Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dy fëmijë në Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të hënën në Ferizaj, dy fëmijë të moshave 11 dhe 12 vjeç kanë gjetur një shumë të të hollave, të cilat i kanë lajmëruar.

Sipas njoftimit të policisë të martën, fëmijët i kanë dorëzuar paratë në polici, në prezencë edhe të prindërve të tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dje, rreth orës 15:00 dy fëmijë nga Ferizaj, Erion Domaneku 12 vjeçar dhe Ergin Salihu 11 vjeçar, tek një objekt afarist përball shkollës ‘’Jeronim De Rada’’ në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, i kanë gjetur një shumë të caktuar të të hollave. Ata në prezencë edhe të prindërve të tyre, menjëherë paratë e gjetura i kanë dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj”, thuhet në njoftim.

Policia ka kërkuar nga pronari i parave që të paraqitet në stacionin policor në Ferizaj për t’ia dorëzuar ato.