Në dy raste të ndara, dy qytetarë nga Ferizaj kanë gjetur para dhe i kanë dorëzuar në Polici.
Të enjten, një 59-vjeçar në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në Ferizaj i ka gjetur një shumë të caktuar të parave dhe i ka dorëzuar në stacionin e policisë në Ferizaj.
Ndërsa të premten, një 26-vjeçar tek qendra “Village Shopping & Fun” në Ferizaj ka gjetur një shumë të parash dhe i ka dorëzuar në Polici.
Policia ka kërkuar që pronarët e parave të paraqiten në stacionin në Ferizaj që t’u dorëzohen shumat.
Artikuj të ngjashëm
-
Dy fëmijë në Ferizaj gjejnë para dhe i dorëzojnë në polici
-
Kërkohet paraburgim ndaj dy shtetasve palestinezë për falsifikim të parave në Ferizaj
-
Dy qytetarë dorëzojnë në Polici mbi 10 mijë euro të cilat ishin raportuar të humbura
-
Ferizaj, tre fëmijë dorëzojnë në polici një portofol me para e dokumente
-
Një 10-vjeçar dorëzon në Polici portofolin me mbi 1 mijë euro