Një zyrtar policor është suspenduar nga Inspektorati Policor i Kosovës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri të shtunën në fshatin Jezerc të Ferizajt.
Për suspendimin e tij, kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj, i ka thënë KOHËS se zyrtari policor po hetohet në procedurë të rregullt.
“Një zyrtar policor është i dyshuar për gjuajtje me armë dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. I njëjti është suspenduar dhe po hetohet në procedurë të rregullt, sipas autorizimit të Prokurorisë”, ka thënë Hodaj.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur të shtunën rreth orës 17:15.
Sipas raportit, dy të burra të panjohur kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të pyllit dhe më pas janë larguar me vetura.
Edhe
IPK-ja rekomandon suspendimin e 4 policëve në dy raste të ndara
Rasti është lajmëruar në Polici nga një person, i cili edhe tregoi përpara hetuesve rrjedhjen e ngjarjes.
krobik