Policia e Kosovës ka arrestuar një person të hënën, në Dujakë të Gjakovës, me dyshimin se ka kryer plagosje me armë zjarri, thuhet njoftimin policor të martën.
I arrestuari SH.K. dyshohet se pas një mosmarrëveshjeje me viktimën, e ka qëlluar me pistoletë të kalibrit 7.62 mm, ndërsa në vend të ngjarjes, pos armës janë sekuestruar edhe karikator dhe 6 fishekë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI plagosuri, i lindur në vitin 1978, ka kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Gjakovës.
“Me vendim të Prokurorit të Shtetit pas përfundimit të procedurave policore, personi i arrestuar ndalohet për 48 orë në ndalim policor”, thuhet në njoftim.