Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të parandalojë kontrabandimin e 2400 litrave të alkoolit etilik, me origjinë nga Serbia.
Sipas njoftimit për media të enjten, njësiti antikontrabandë i Doganës dhe Policia e Kosovës, pas identifikimit të automjetit të dyshimtë që rrugëtonte nga Mitrovica e Veriut, kanë organizuar ndalimin dhe kontrollin e tij.
“Pas ndalimit dhe kontrollimit të automjetit është hasur në mallra të kontrabanduar me origjinë nga Serbia, respektivisht alkool etilik 96 për qind në sasi prej 2400 litrash”, thuhet në njoftim.
Malli është vlerësuar në vlerë 4300 euro, ndërsa taksat doganore në 14 mijë e 300 euro.
Mallrat dhe automjeti janë konfiskuar, derisa Prokuroria ka nisur procedurat hetimore.
{gallery}
-
Parandalohet kontrabanda e mbi 13 mijë litrave etanol
-
Sekuestrohet sasi e madhe pijesh me banderola të Serbisë
-
Ndalohet një tentim kontrabande me pije alkoolike nga Serbia
-
Sekuestrohen mallra me vlerë afro 7 mijë euro në Mitrovicën e Veriut
-
Dogana parandalon kontrabandimin e tekstilit në vlerë mbi 20 mijë euro