Kronikë

Vrasje në tentativë në Komoran dhe në Gjilan

Dy vrasje në tentativë kanë ndodhur të premten në Kosovë.

Njëri rast ka ndodhur në fshatin Komoran të Gllogocit ku ka pasur të shtëna me armë zjarri dhe policia ka gjetur dy gëzhoja në vendin e ngjarjes.

Aty janë arrestuar dy persona dhe janë dërguar në mbajtje.

“Është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri. Njësitë policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Në lidhje me rastin janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollit në shtëpitë e të dyshuarve janë gjetur dhe konfiskuar dy revole dhe 5 fishekë. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

Kurse, vrasje në tentativë ka ndodhur edhe në Gjilan.

Një person ka sulmuar me thikë një person tjetër.

I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar me mjet të mprehtë –thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar ku gjatë kontrollit i janë gjet dhe konfiskuar 8 gram substancë narkotike të llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njoftoi PK.