Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Dëmtohen tri vetura në Prishtinë nga një granatë dore

Tri automjete janë dëmtuar në rrugën “Dalmatët” në Prishtinë nga një mjet shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore.

Siç ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci, Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe nga informacionet e para dyshohet që ngjarja të ketë ndodhur rreth orës 03:00 , ndërkohë që nuk raportohet për të lënduar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Dëmet materiale dyshohet të kenë ardhur si pasojë e shpërthimit të mjetit shpërthyes që dyshohet të jetë granatë dore. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thuhet në njoftim.