Kronikë

Një person i lënduar nga erërat e forta në Prishtinë

Të paktën një qytetar është lënduar në rrugën “Vaso Pasha” në Prishtinë, pasi erërat e forta kanë rrëzuar disa drunj të hënën pasdite.

Nga fotot që ka siguruar KOHA, shihet një qytetar që është zënë nga drunjtë e rënë.

Policia, e kontaktuar nga KOHA, nuk kishte informacione për këtë ngjarje.