Policia e Kosovës ka arrestuar një person të premten për sulm ndaj personit zyrtar.
Sipas njoftimit të PK-së, personi ishte në stacionin policor në Suharekë dhe për shkak të gjobës që i ishte dhënë sulmoi policët.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në shenjë pakënaqësie lidhur me një gjobë trafiku, ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njoftoi PK.
Artikuj të ngjashëm
-
Tre policë pësojnë lëndime, u sulmuan nga dy persona që po i gjobitnin në trafik
-
Sulmoi policët nën ndikim të alkoolit, arrestohet një person në Malishevë
-
I dehur sulmon policin brenda stacionit policor, dërgohet në mbajtje i dyshuari
-
Dy policë sulmohen në Prishtinë, i dyshuar lirohet në procedurë të rregullt
-
Arrestohet i dyshuari që goditi policin me veturë pas tiketës për parkim