Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdiq një person në Viti pas një aksidenti me motoçikletë

Një person nga Vitia ka humbur jetën pasi është aksidentuar me motoçikletë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës të shtunën.

Sipas njoftimit, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se ka ndodhë një aksident trafiku i përfshirë vetëm një motoçikletë me ngasës mashkull kosovar. Si pasojë e aksidentit ngasësi ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim të policisë.