Një shtetase serbe është arrestuar pasi kishte marrë 200 euro që i kishin rënë një personi derisa ishte në një lokal në Pejë më 23 maj.
Policia e Kosovës ishte informuar nga viktima se i kishin rënë paratë në një lokal.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë është bërë shikimi i kamerave të sigurisë se objektit, aty është vërejtur një person i panjohur, e cila shihet duke i marrë të hollat dhe duke u larguar me veturën e tipit Opel me targa të Malit të Zi”, njoftoi PK-ja në një komunikatë.
E dyshuara ka tentuar të kalojë në pikën kufitare në Kullë, por është arrestuar aty.
Nga e dyshuara E. M. janë sekuestruar të holla në shumën prej 200 eurosh dhe është liruar në procedurë të rregullt.