Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident mes pesë veturave në Rrugën e Kombit, një person i lënduar rëndë

Aksident trafiku, Rruga e Kombit, maj 2022

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Rrugën e Kombit gjatë mbrëmjes të së enjtes, në aksin Milot- Kukës, pranë urës në fshatin Skuraj, ka njoftuar ABCNews.

Në aksident, bazuar në pamjet filmike, janë përfshirë pesë vetura dhe një kamion. I lënduar ka mbetur drejtuesi i kamionit, i cili është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Dyshimet e para janë se ky aksident ka ndodhur për shkak të ngushtimit të rrugës, ku po kryhen punime në ndarëset e urave përgjatë këtij segmenti nga firma mirëmbajtëse. /abcnews