Një kosovar 23-vjeçar në Austri po akuzohet për zjarrvënie të qëllimshme. Ai po akuzohet se në natën e të dielës kishte hedhur benzinë para dyerve të një lokali në Vosendorf.
Siç raporton gazeta austriake “Kurier” , kosovari ishte dëbuar nga lokali dhe më pas i revoltuar kishte marrë benzinë dhe e kishte hedhur para lokalit, duke shkaktuar një zjarr dhe rrezikuar afro 30 persona që ishin brenda.
Ai kishte ikur më pas, ndërsa nuk pati të lënduar dhe zjarri ishte fikur.
Policia arrestoi kosovarin pak kohë më pas dhe në veturën e tij zbuloi edhe një sasi të kokainës.
Kosovari ka refuzuar të japë deklaratë për ngjarjen.
Artikuj të ngjashëm
-
Në Zvicër, kosovari rrezikon burgim, pasi tentoi të grabiste një pikë karburanti me granatë dore
-
Digjet një veturë me targa të huaja në Ferizaj
-
Digjet një veturë në Zveçan
-
Arrestohet një person në Viti, ndezi zjarr në afërsi të varrezave
-
Një muaj paraburgim personit që pagoi të miturit t’ia digjnin veturën dikujt