Gjashtë persona kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur midis katër automjeteve të martën në rrugën Prishtinë-Gjilan.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për KOHËN se të lënduarve u është ofruar trajtim mjekësor.
Ky aksident është shkaktuar rreth orës 15:30 afër fshatit Slivovë.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti.