Një 36-vjeçar me inicialet M. K. është arrestuar në Prishtinë për mashtrim.
Sipas njoftimit nga Policia, dërguar mediave të martën, i dyshuari për qëllim të përfitimit material përmes portaleve dhe rrjeteve sociale, ka kërkuar mjete financiare nga qytetarët për shërim.
Policia ka bërë të ditur se një shumë e mjeteve janë derdhur në llogarinë e tij bankare.
“Policia në koordinim me prokurorin e shtetit, personin në fjalë e ka shpallur në kërkim policor. Pas verifikimit në sistemin e të dhënave, rezulton se i dyshuari ka dy urdhër-arreste aktive dhe në koordinim me prokurorin i dyshuari dërgohet në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftim.