Kronikë

Vrasje në tentativë në Mitrovicë

therje

Ilustrim

Një vrasje në tentativë ka ndodhur në jug të Mitrovicës, të premten.

Viktima është trajtuar në spitalin rajonal, por sipas Policisë së Kosovës, më pas është dërguar në QKUK.

“Raportohet se një i dyshuar mashkull kosovar ka sulmuar me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima fillimisht ka kërkuar trajtim mjekësor në emergjencën e Spitalit Rajonal në Mitrovicë, e me pas për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor është dërguar në QKUK Prishtinë. I dyshuari ende nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.