Një person ka vdekur sot në fshatin Babush të Ferizajt pasi një veturë është përfshirë nga flakët.
Siç ka konfirmuar për Kohën zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, rasti ka ndodhur në një pikë karburanti në këtë fshat.
Ndërkaq një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekësorë.
“Të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet”, ka thënë ai.
Artikuj të ngjashëm
-
Ende nuk është identifikuar personi që vdiq në pompën e derivateve në Ferizaj
-
Rrahje në parkingun e një pompe në Ferizaj, vdes një person nga lëndimet
-
Një person humb jetën në aksidentin në Muhovc të Ferizajt
-
Gruaja humb jetën pasi bie në një pus në Ferizaj
-
Një i vdekur në një aksident në Koshare të Ferizajt