Kronikë

Aksident i rëndë në Gjakovë

Një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale ka ndodhur në orët e mbrëmjes në afërsi të fshatit Babaj të Bokës së Gjakovës.

Albin Sahatqija, komandat rajonal i Trafikut në Gjakovë ka bërë me dije për KOHËN se aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:40 mes dy automjeteve të të njëjtit lloj "Pasat".

Sipas komandantit Sahatqija të lënduar rëndë janë të dy shoferët, por për momentin jashtë rrezikut për jetë. Të dy ata janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal "Isa Grezda" në Gjakovë.