Gjykata Themelore në Ferizaj, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji kundër të pandehurit E.A. shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale të dhunimi.
Sipas njoftimit të Gjykatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri në muajt nëntor dhe dhjetor të vitit 2021, në kohë të pacaktuar në Ferizaj, ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën – e mitur.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ka ndodhur ndonëse e dëmtuara është nën moshën gjashtëmbëdhjetë 16-vjeçare dhe pa pëlqimin e saj ka kryer akt seksual.