Në zonën me kufizim shpejtësie prej 70 km/h, një person është kapur duke drejtuar mjetin me 144 km/h, ka njoftuar Policia e Kosovës.
Vozitësi është kapur në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, derisa është gjobitur me 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj ndalim të drejtimit të mjetit.
“Policia e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin policor.
Policia ka apeluar për respektim të rregullave të trafikut, sidomos gjatë të reshurave dhe rrugëve me ngrica.
Në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 70 km/h identifikohet shoferi duke drejtuar mjetin me 144 km/h (gjobitet me...
Posted by Kosovo Police on Sunday, January 23, 2022
Artikuj të ngjashëm
-
500 euro gjobë personit që voziti pa patentë shoferë në Prishtinë me shpejtësi 180 km/h
-
Mori pjesë në gara ilegale të shpejtësisë, gjobitet me 400 euro dhe i pezullohet patentë shoferi
-
Voziti me 101 km/h në rrugën ku lejohet shpejtësia deri në 40, ndëshkohet shoferi
-
Prizrenasi gjobitet me 500 euro dhe i merret patentë shoferi për tejkalim të shpejtësisë
-
500 euro gjobë, konfiskim njëvjeçar të patentë shoferit dhe pikë negative për tejkaluesin e shpejtësisë