Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për vepër mashtrimi, në Fushë Kosovë.
Policia në njoftim ka thënë se të dyshuarit kanë kërkuar para që të rregullojnë dokumentacionin e nevojshëm për një rast për shërim jashtë vendit.
Ankuesi më pas është paraqitur në polici dhe ka thënë se i janë kërkuar para për të dytën herë nga të dyshuarit.
“Rasti është raportuar dje në polici pasi nga personat e dyshuar, ankuesit i janë kërkuar për të dytën herë një shumë parash. Gjithçka ka filluar pas publikimit në rrjete sociale të një apeli për ndihmë (për shërim jashtë vendit). Personat e dyshuar duke u paraqitur rrejshëm (identitetin dhe vendbanimin), kanë kërkuar shuma parash në këmbim të rregullimit të dokumentacionit për shërim jashtë vendit”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit e arrestuar janë personat me inicialet E.B., dhe A.L.
-
Arrestohen dy persona, ia morën dikujt 130,000 € duke e mashtruar se do ta dërgonin jashtë për shërim
-
Dy të arrestuar, dyshohen se mashtruan familjen për 100 mijë euro për shërim të paguar nga shteti
-
Mashtruan kinse po i shëronin njerëzit nga sëmundjet, arrestohen
-
Arrestohet 36-vjeçari në Prishtinë pasi kërkoi rrejshëm para për shërim
-
Mashtruan duke kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit, Policia në kërkim të dy personave