Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për vepër mashtrimi, në Fushë Kosovë.
Policia në njoftim ka thënë se të dyshuarit kanë kërkuar para që të rregullojnë dokumentacionin e nevojshëm për një rast për shërim jashtë vendit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnkuesi më pas është paraqitur në polici dhe ka thënë se i janë kërkuar para për të dytën herë nga të dyshuarit.
“Rasti është raportuar dje në polici pasi nga personat e dyshuar, ankuesit i janë kërkuar për të dytën herë një shumë parash. Gjithçka ka filluar pas publikimit në rrjete sociale të një apeli për ndihmë (për shërim jashtë vendit). Personat e dyshuar duke u paraqitur rrejshëm (identitetin dhe vendbanimin), kanë kërkuar shuma parash në këmbim të rregullimit të dokumentacionit për shërim jashtë vendit”, thuhet në njoftim.
Të dyshuarit e arrestuar janë personat me inicialet E.B., dhe A.L.