Policia e Kosovës ka bërë identifikimin e dy personave që dyshohen për veprën mashtrim. Mexhid Krasniqi, 35-vjeçar dhe Muhamet Gashi, 22-vjeçar, dyshohen se përmes llogarive bankare kanë përfituar shuma parash, duke përdorur rrjetet sociale në internet dhe portalet, për të kërkuar ndihmë për shërim jashtë vendit për persona të ndryshëm.
“Mbështetur në rezultatet e deritanishme të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimet mund të kenë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore. Personat e dyshuar aktualisht ndodhen në arrati dhe janë shpallë në kërkim nga ana e policisë”, thuhet në njoftimin policor.
Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast se kanë informacione rreth dy të dyshuarve, të njoftojnë në numrin 192 apo në çfarëdo forme tjetër.
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e dy burrave të dyshuar për mashtrim
-
Dy të arrestuar, mashtruan se do t’ia rregullonin dokumentet personit që kërkonte shërim jashtë
-
Arrestohen dy persona, ia morën dikujt 130,000 € duke e mashtruar se do ta dërgonin jashtë për shërim
-
Policia kërkon ndihmë për identifikimin e 3 të rinjve, dyshohen për sulm e prezantim si persona zyrtarë
-
Aktakuzë ndaj nëntë personave, përfituan mbi 2 milionë euro duke mashtruar shtetas të huaj