Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Lluzhan të Podujevës, lëndohen tre persona

Tre persona janë lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Podujevë, gjegjësisht në fshatin Lluzhan, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Aksidenti ka ndodhur të dielën në ora 18:00, ku janë përfshirë dy vetura.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të njëjtit janë dërguar për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, i ka thënë KOHËS zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.