Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Sërish alarm për mjet shpërthyes te Stacioni i Autobusëve në Prishtinë

Një mjet shpërthyes dyshohet se është vendosur të premten në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Për këtë, ka alarmuar një person, i cili nëpërmjet një telefonate anonime, i ka thënë policisë se ka vendosur mjet shpërthyes në këtë pjesë, ku brenda pak ditësh është alarmuar tri herë për vendosje të një mjeti të tillë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, i ka thënë KOHËS se PK-ja i ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë.

“Rreth orës 12:30, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët”, ka thënë Ahmeti.

Ajo tutje bëri të ditur se tashmë janë angazhuar njësitë përkatëse për trajtimin e informatës.

Edhe Alarm i rremë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë Kronikë Alarm i rremë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Një paralajmërim i tillë është ngritur dy ditë më parë, përkatësisht më 5 janar, dhe një tjetër më 23 dhjetor.