Arbëri

Sërish alarm i rrejshëm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve

Sërish ka pasur alarm të rrejshëm për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë.

Sipas njoftimit nga Policia, rreth orës 8:30 të mëngjesit kanë pranuar telefonatë anonime përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë.

Siç është bërë e ditur, menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë dhe në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftim.