Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të enjten rreth orës 16:00 se ka gjetur dhe sekuestruar tri aparate për prodhimin e kriptovalutave, në fshatin Surkish të Podujevës.
“Me datë 06.01.2022 rreth orës 16:00, njësitet nga Stacioni Policor i Podujevës së bashku me Njësitin e Reagimit të Shpejtë, kanë mbështetur ekipe të KEDS në fshatin Surkish ku janë gjetur dhe sekuestruar tre aparate për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me këtë rast janë njoftuar zyrtarët përgjegjës të Doganës së Kosovës, dhe në koordinim me ta do të ndërmerren veprimet e mëtejme.
Artikuj të ngjashëm
-
Sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave në veri
-
Podujevë, vidhet rrymë nëpërmjet pajisjeve për prodhim të kriptovalutave
-
Gjenden 12 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë
-
Bastisje në Skenderaj, gjenden 120 aparate për prodhimin e kriptovalutave
-
Në Lipjan sekuestrohen disa aparate për prodhim të kriptovalutave