Një bastisje në Skenderaj të mërkurën mbrëma ka rezultuar me gjetjen e 120 aparateve që dyshohet të jenë përdorur për prodhimin e kriptovalutave, ka njoftuar Policia e Kosovës të enjten.
Drejtoria Rajonale e Policisë ka bërë të ditur se bastisja është kryer në një objekt në rrugën “28 Nëntori” në Skenderaj.
“Gjatë bastisjes janë gjetur 120 aparate të lidhura me pajisje elektrike dhe internet që dyshohen se përdoreshin për prodhimin e kriptovalutave”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Hetuesit kanë identifikuar një person të dyshuar për pajisjet e gjetura dhe veprimtarinë e dyshuar.
Prokurori i çështjes ka sugjeruar që për veprime të mëtejme hetimore lidhur me rastin dhe pajisjet e gjetura të merren autoritetet doganore.
Policia në Skenderaj identifikon 120 aparate për prodhimin e kriptovalutave Skenderaj, 20 prill 2022 Hetuesit e...
Posted by Kosovo Police on Thursday, April 21, 2022
-
Sekuestrohen aparate për prodhimin e kriptovalutave në veri
-
Prishtinë, Policia gjen 104 aparate për kriptovaluta, 55 prej tyre pa dokumentacion
-
Gjenden 12 aparate për prodhimin e kriptovalutave në Mitrovicë
-
Në Prishtinë sekuestrohen pajisje për mihje të kriptovalutave
-
Në Lipjan sekuestrohen disa aparate për prodhim të kriptovalutave