Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet A.M., për të cilin dyshohet se ka marrë pjesë në luftërat e Sirisë si pjesë e organizatës terroriste ISIS.
Madje sipas Prokurorisë, i pandehuri ka ofruar edhe fonde për qytetarët e Kosovës që ishin të interesuar për të shkuar në Siri, që t’i bashkëngjiten kësaj organizate.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI pandehuri akuzohet edhe se me ligjërata në Kosovë ka bërë thirrje publike që njerëzit t’i bashkohen ISIS-it në Siri e Irak.
“Me këto veprime i pandehuri A.M. ka kryer veprat penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’ nga neni 143 paragrafi 2 të KPRK-së, ‘Lehtësimi në kryerjen e terrorizmit’ nga neni 138 paragrafi 1 të KPRK-së, dhe ‘Rekrutimi për terrorizëm’ nga neni 139 të KPRK-së”, thuhet në njoftim të Prokurorisë Speciale.