Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë ndaj një kosovari për terrorizëm

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj K.D., nën dyshimet se ka marrë pjesë në veprimtari të organizatës terroriste.

Sipas njoftimit, i pandehuri akuzohet se me bashkëshorten i ishte bashkangjitur luftërave në Siri, duke marrë pjesë si trajner i snajperistëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Më pas i pandehuri K.D., është arrestuar dhe është burgosur nga Forcat Demokratike Siriane, kurse më datë 17 korrik 2021, në mënyrë të organizuar është transferuar në Kosovë. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale ‘Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’ nga neni 143 paragrafi 2 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.