Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Një 12-vjeçare vdes në Gjirokastër pasi shtëpia u përfshi nga zjarri

Një 12-vjeçare ka humbur jetën tragjikisht këtë mbrëmje në Dropull, pasi një shtëpi u përfshi nga flakët.

Zjarri dyshohet se ka nisur në kuzhinën e katit të parë të banesës dhe më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë godinën.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mësohet se në shtëpi ka qenë 49-vjeçari Irakli Ndriço me vajzën e tij. Të dy janë dërguar me urgjencë, por fatkeqësisht e mitura nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

10 ditë më parë, dy të moshuar u dogjën në banesën e tyre në një fshat të Gjirokastrës.

Çifti Irakli dhe Fotini Panajoti, të moshës 87 dhe 83 vjeç u përpoqën të dilnin nga banesa në flakë por mendohet se janë asfiksuar nga tymi. Banesa kishte rreth 10 m3 dru të thatë që i përdornin për oxhakun çka dyshohet se ka favorizuar zjarrin.

Stina e ftohtë e dimrit bëhet shpesh shkak për zjarret në banesa, ndërsa qytetarët këshillojnë të jenë më të kujdesshëm në përdorimin e pajisjeve ngrohëse./tch