Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Vdes një fëmijë 11-vjeçar nga zjarri që kaploi banesën në Gjakovë

Foto: Ilustrim

Foto: Ilustrim

Një fëmijë 11-vjeç ka vdekur në orët e para të së hënës, në Gjakovë, si pasojë e një zjarri që ka kapluar banesën ku po qëndronte.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që ka dalë në vend të ngjarjes, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

“Më 20.06.2022 rreth orës 01:37, Stacioni Policor-Gjakovë ka pranuar informatë për një zjarr që kishte përfshirë një banesë në rrugën ‘Yll Morina’ në Gjakovë. Patrulla policore ka konfirmuar zjarrin, ku ishte duke u djegur një banesë në një bllok banesor. Zjarrfikësit kanë dalë në vend e ngjarjes dhe është bërë evakuimi i banorëve. Në banesën në fjalë, pas shuarjes së zjarrit është gjendur trupi i viktimës, e lindur në vitin 2011, për të cilën ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit me rekomandimin e të cilët është iniciuar rast ‘Hetim i Vdekjes’ dhe ‘Zjarrvënie’”, ka thënë Elezaj.

Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.