Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prokuroria po e heton rastin e vdekjes së 4-vjeçares në Gjakovë

Klinika Emergjente në QKUK

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka iniciuar “hetim të vdekjes” për rastin e vdekjes së një katërvjeçareje në Gjakovë, familja e së cilës është ankuar për neglizhencë të stafit mjekësor.

Vajza 4-vjeçare, siç ka bërë të ditur Policia në raportin 24-orësh, po trajtohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës që nga 17 shkurti. Më 19 shkurt ajo vdiq, ndërsa trupi i saj është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Familjarët janë ankuar për neglizhencë nga autoritetet.

Në një përgjigje për KOHËN, Prokuroria ka thënë se “është iniciuar rast i hetimit të vdekjes dhe me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

“Në koordinim me policinë janë duke u ndërmarrë të gjitha veprimet lidhur me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë Themelore të Gjakovës.

Veprime të menjëhershme për këtë rast ka kërkuar të mërkurën edhe shoqëria civile.

Edhe Spitali i Gjakovës: Për rastin e 4-vjeçares pati mbikëqyrje profesionale mjekësore Arbëri Spitali i Gjakovës: Për rastin e 4-vjeçares pati mbikëqyrje profesionale mjekësore

Ndërkaq në spitalin rajonal “Isa Greza” kanë thënë se në këtë rast ka pasur mbikëqyrje profeisonale mjekësore.