Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dy fëmijë vdesin në Ujz të Gjakovës pasi shtëpia u kaplua nga zjarri

Dy fëmijë të moshës 12 e 13 vjeç kanë vdekur sot në Gjakovë, pasi shtëpia e tyre është përfshirë nga zjarri, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për Gjakovë, Nusret Gjurkaj.

Sipas tij, rasti tragjik ka ndodhur në fshatin Ujz të Gjakovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ekipi i KOHËS është në vendin e ngjarjes. Sipas familjarëve ngjarja tragjike ka ndodhur në orën 8:30, kur ka marrë flakë oda e familjes S.

Fëmijët B.S e O.S. ishin në odë në ato momente.

Për shkak të zjarrit të madh, familjarët e të tjerët nuk kanë arritur të depërtojnë në odë për t’i shpëtuar.

Gjurkaj ka thënë se tash për tash nuk dihen arsyet e zjarrit.

 
Dëgjohet vaji brenda shtëpisë - Video nga Ujzi i Gjakovës, ku mbetën të vdekur 2 fëmijë pasi u kaplua nga zjarri oda

Dëgjohet vaji brenda shtëpisë - Video nga Ujzi i Gjakovës, ku mbetën të vdekur 2 fëmijë pasi u kaplua nga zjarri oda Më shumë ? https://bit.ly/2X8Kh9n

Posted by Koha.net on Wednesday, September 8, 2021

{gallery}