Tre të vdekur nga sulmi me armë zjarri në drejtim të autobusit në Gllogjan

- 00:07Tre të vdekur nga sulmi me armë zjarri në drejtim të autobusit në Gllogjan
- 22:21Policia: S’ka arsye të besohet se ngjarja në Deçan është akt terrorist
- 20:45Nga Emergjenca dhe Prokuroria konfirmojnë tre të vrarë e një të plagosur në Deçan
- 20:24Tre të vrarë nga të shtënat në drejtim të autobusit me nxënës në Gllogjan
- 20:12Vrasje në Deçan
Tre të vdekur nga sulmi me armë zjarri në drejtim të autobusit në Gllogjan
Tre persona janë vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit, rreth orës 19:00 të së premtes.
Sipas informatave zyrtare, shoferi i autobusit ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy nxënësit të cilët ndodheshin në autobus kanë vdekur më pas. Njëri nga ta ishte i lindur në vitin 2003, ndërsa tjetri në vitin 2004. I plagosuri, sipas stafit mjekësor në Spitalin e Pejës, është jashtë rrezikut për jetë. Trupat e pajetë të nxënësve janë marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Dyshohet se të shtënat ndaj autobusit i ka kryer një person i maskuar.
Policia e Kosovës ka deklaruar se nuk ka arsye që të besohet se ky rast ka të bëjë me akt terrorist. Sipas zyrtarëve policorë, mundësitë janë që dikush specifik të ketë qenë cak i sulmit.
“Nuk kemi ndonjë arsye të besojmë se kemi të bëjmë me akt terrorist apo sulm në tërësi në autobus. Ka mundësi që cak të jetë dikush specifik në atë vend. Një person i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Policia është në vendin e ngjarjes. Njësitet e krimeve të rënda janë në vendin e ngjarjes. Po hetohen të gjitha pistat. Të gjithë jemi në vendin e ngjarjes”, ka thënë Elshani, zëvendëskomandant i Policisë së rajonit të Pejës.
Nga Prokuroria e Shtetit janë deklaruar lidhur me këtë rast duke thënë se janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e autorit të krimit.
“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit njofton se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, së bashku me zëvendëskryeprokurorin e kësaj prokurorie dhe prokuroren kujdestare të Departamentit të Krimeve të Rënda kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Policinë e Kosovës janë duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbardhjen e autorit të krimit të ndodhur në Gllogjan të Deçanit”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.
Prokuroria e Shtetit ka kërkuar që kushdo që ka informata rreth ngjarjes të njoftohen Prokuroria dhe Policia.
Për këtë ngjarje kanë reaguar zyrtarët më të lartë shtetërorë, presidentja Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti. Ata kanë shprehur dhimbjen për viktimat dhe njëherësh kanë kërkuar nga organet e rendit që sa më parë të sillet para drejtësisë autori i krimit. Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, dhe ajo e Arsimit, Arbërie Nagavci, e zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha, janë nisur drejt Pejës, për të vizituar të plagosurit, të cilët po trajtohen në spitalin e këtij qyteti.
Policia: S’ka arsye të besohet se ngjarja në Deçan është akt terrorist
Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë në rajonin e Pejës, ka thënë se nuk ka arsye të besohet se të shtënat në Deçan, që morën jetën e tre personave, lidhen me ndonjë akt terrorist.
Sipas tij, më shumë ka mundësi që cak të ketë qenë dikush që ka qenë në atë moment në vend të ngjarjes.
Nga Spitali i Pejës ai ka konfirmuar se tre persona kanë vdekur si pasojë e të shtënave që kanë ndodhur rreth orës 19:00. Nga tre të vdekurit, dy janë nxënës, ndërsa i treti shofer i autobusit. Shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy nxdënësit më vonë, pasi s’kanë mundur t’u mbijetojnë plagëve.
Një person i katërt është duke u trajtuar në këtë spital. Ai është jashtë rrezikut për jetë.
“Nuk kemi ndonjë arsye të besojmë se kemi të bëjmë me akt terrorist apo sulm në tërësi në autobus. Ka mundësi që cak të jetë dikush specifik në atë vend. Një person i plagosur është jashtë rrezikut për jetë. Policia është në vendin e ngjarjes. Njësitet e krimeve të rënda janë në vendin e ngjarjes. Po hetohen të gjitha pistat. Të gjithë jemi në vendin e ngjarjes”, ka thënë Elshani.
Nga Emergjenca dhe Prokuroria konfirmojnë tre të vrarë e një të plagosur në Deçan
Tre persona janë vrarë, ndërsa një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë në drejtim të autobusit me nxënës në Gllogjan të Deçanit, kanë konfirmuar nga Emergjenca dhe Prokuroria e Pejës.
Besnik Ibraj, shef i Emergjencës në Pejë, ka konfirmuar vrasjen e tre personave, ndërkaq është konfirmuar edhe për një të plagosur. Mësohet se gjendja e personit të plagosur është stabile.
Shoferi i autobusit ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërkaq dy të rinjtë në spital.
Trupat e pajetë të dy nxënësve janë marrë nga ekipet e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime.
Tre të vrarë nga të shtënat në drejtim të autobusit me nxënës në Gllogjan
Tre persona janë vrarë nga të shtënat me armë në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan të Deçanit të premten në mbrëmje, ka mësuar KOHA.
Siç ka mësuar KOHA, shoferi i autobusit ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa dy persona të tjerë, kanë vdekur më pas. Një nga ta është i lindur në vitin 2003.
Kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Vrasje në Deçan
Një vrasje ka ndodhur të premten në mbrëmje në Deçan. Nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë konfirmuar se ka pasur të shtëna armësh në drejtim të një autobusi në fshatin Gllogjan dhe se dyshohet se ka më shumë se një të vrarë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Arrestohet një 18-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për vrasje në tentativë

Raportohen dy persona të zhdukur

Arrestohet në Morinë shoferi i një autobusi Prishtinë – Tiranë, tentoi të kontrabandonte barna

Aksident trafiku në Suharekë, lëndohen gjashtë persona

Policia arreston një 20-vjeçar në Vushtrri, lajmëroi disa herë rrejshëm në linjë emergjente

Zjarr në një autoservis në Duhël të Suharekës, digjen disa vetura

Policia konfiskon 3600 kg speca të kontrabanduar nga Serbia

Vdiq një 76-vjeçar në Malishevë pasi shtëpia iu përfshi nga zjarri

Sulm me granatë dore në shtëpinë e një serbi në Ranilluk

Dy serbë ndalohen nga Policia për hyrje ilegale në Kosovë

Sulmohet me thikë një i mitur në Prishtinë
