Prokurorja e rastit në Deçan, Sahide Gashi, ka thënë shkurt në një deklarim për media se janë intervistuar shumë persona duke mos treguar numrin e tyre, sa i përket vrasjes së tre personave dhe një të plagosuri mbrëmjen e së premten.
Ajo ka bërë të ditur se në orët e para të mëngjesit është kryer edhe një bastisje në Gllogjan, por që nuk është gjetur asgjë e dyshimtë ose ndonjë provë në drejtim të identifikimit të të dyshuarit.
Sipas prokurores gjatë sulmit dyshimet janë që është përdorur një kallashnikov.

Një person i maskuar rreth orën 19:00 të së premtes ka shtënë me armë zjarri në drejtim të autobusit në fshatin Gllogjan të Deçanit. Nga tre të vrarit, dy ishin nxënës dhe tjetri ishte shoferi i autobusit i cili vdiq në vendin e ngjarjes.
-
Tre të akuzuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan
-
Sot një vit nga vrasja e trefishtë në Gllogjan, Prokuroria ende në fazën e hetimeve
-
Kalon në arrest shtëpiak njëri nga tre të arrestuarit për vrasjet në Gllogjan
-
Tre të arrestuar për vrasjet në Gllogjan
-
Koci për krimin në Gllogjan: Hetuesia e ka humbur momentumin