Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Kërkohet paraburgim për dy të dyshuarit nga Ferizaj që u kapën me lëndë narkotike

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar t’u caktohet masa e paraburgimit XH.G. dhe V.B., të dyshuar për kryerjen e veprën “blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas njoftimit, më 25 tetor të këtij viti, gjatë kontrollimit të veturës së XH.G., është gjetur një çantë krahu, ku është gjetur një qese najloni me narkotikë, ndërsa në banesën e të njëjtit kanë hasur 13 qese me kokainë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në banesën e V.B. thuhet se janë gjetur mbetje të qeses së najlonit që dyshohet se janë përdorur për paketim të substancës narkotike.

“Dy të pandehurit, me urdhër të prokurorit të shtetit, gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh”, thuhet në njoftim.