Një burrë ka shtënë me armën AK-47 kundrejt një personi tjetër, në fshatin Studenicë të Istogut.
I dyshuari u dërgua në mbajtje, ndërsa viktima nuk është qëlluar.
“Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës mashkull kosovar, të cilin nuk e ka qëlluar. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë dhe ka konfiskuar armën AK-47me pesëmbëdhjetë (15) fishekë. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.
Artikuj të ngjashëm
-
Videoja që çoi në arrestimin për armëmbajtje pa leje në Istog
-
Arrestohet i dyshuari në Podujevë, shtiu me armë në drejtim të një personi
-
Konfiskohen dy armë në Istog dhe dhjetëra fishekë
-
Policia e zë me armë në dorë në oborrin e shtëpisë qytetarin në Istog
-
Konfiskohet pistoleta me 45 fishekë në Istog