Tetë persona kanë mbetur të lënduar në fshatin Lupç të Podujevës, pas një aksidenti rrugor.
Policia e Kosovës i ka thënë KOHËS se aksidenti ka ndodhur sot në orën 12:00 ku janë përfshirë dy vetura. Të lënduarit kanë marrë trajtimin e duhur mjekësor, derisa ekipi rajonal i trafikut ka dalë në vendngjarje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot rreth orës 12:00 në fshatin Lupç të Podujevës, ka ndodhë një aksident trafiku, ku janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tetë persona kanë pësuar lëndime trupore. Personat e lënduar kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, thuhet në njoftimin e zëdhënës së Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.