Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës që të suspendohet një nënkolonel policor.
Ai dyshohet për “ushtrim ndikimi” dhe “zbulim të fshehtësisë zyrtare”.
“Hetuesit e IPK-së në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë janë duke hetuar një rast i dyshuar është një zyrtar policor me gradën e nënkolonelit me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Ushtrim ndikimi” dhe “Zbulim i fshehtësisë zyrtare”. Rekomandimi për suspendim është bërë në interes të procedurës hetimore përderisa hetuesit e IPK-së pritet të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore për këtë rast në koordinim me prokurorinë e shtetit”, thuhet nga IPK-ja.
-
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
-
Rekomandohet suspendimi i dy policëve për kanosje në raste të ndara
-
IPK-ja rekomandon suspendimin e dy policëve në Rahovec
-
Rekomandohet suspendimi i një polici, dyshohet për keqtrajtim gjatë një arrestimi
-
Rekomandohet suspendimi i 2 policëve të dyshuar për keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës