Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Lirohet noteri i arrestuar një ditë më parë në Prishtinë

Gjykata Themelore në Prishtine ka liruar noterin e arrestuar të martën në Prishtinë, nën dyshimin se ka kryer veprën e tjetërsimit të një prone në Hajvali të Prishtinës.

Lajmin për lirimin e tij e ka dhënë avokati i tij, Besnik Berisha.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjykata Themelore ne Prishtine korrigjoi padrejtësinë dhe kundërligjshmërinë e arrestimit te Noterit. Ai tashme u lirua pa asnjë mase kufizuese!”, ka shkruar Berisha në Facebook.

Policia e Kosovës ka njoftuar të martën se bashkë me të janë arrestuar edhe tre të tjerë nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të “falsifikimit të dokumenteve zyrtare”.