Policia e Kosovës ka njoftuar sot se në zbatim të masave në bazë të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë Covid-19, mbrëmë zyrtarët policorë nga Stacioni Policor Malishevë, së bashku me inspektorët e AUV-it kanë inspektuar lokalet në qytetin e Malishevës dhe me këtë rast kanë mbyllur 3 lokale.
Njësitë policore sipas njoftimit së bashku me inspektorët e AUV-it, kanë vepruar në disa ekipe dhe kanë inspektuar në të njëjtën kohë 3 lokale në këtë zonë, ku edhe janë mbyllur lokalet e sektorit të gastronomisë të cilave iu është ndaluar përkohësisht veprimtaria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia e Kosovës me këtë rast apelon tek qytetarët që t’i respektojnë vendimet e qeverisë dhe të IKSHPK-së, në të kundërtën tërheqë vërejtjen se "për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet toleranca do të jetë zero".