Policia e Kosovës ka njoftuar se bashkë me autoritetet zvicerane kanë realizuar një operacion me ç’rast janë ngrirë prona dhe llogari bankare të personave të dyshuar.
Sipas njoftimit, Policia ka zhvilluar një operacion të bastisjeve në katër lokacione, tri në Regjionin e Gjakovës dhe një në Regjionin e Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuoështë zhvilluar me urdhëresë të gjykatës Themelore në Prishtinë/Departamenti Special, pas kërkesës se pranuara nga autoritete policore të shtetit të Zvicrës, në bashkëveprim me një ekip hetuesish dhe një prokuror nga Shteti i Zvicrës, nëpërmes ndihmës juridike ndërkombëtare. Në rajonin e Gjakovës janë bastisur dy shtëpi me objekte përcjellëse dhe një zyre projektuese, ndërsa në Prishtinë është bastisur një banesë. Gjatë bastisjes është arritur të sekuestrohen dokumente të ndryshme si: kontrata, fatura dhe dokumentacione tjera përcjellëse. Në këtë rast është sekuestruar edhe një veturë e tipit Merecedes me targa vendore pronë e të dyshuarit H.B. (1957)”, thuhet në njoftim.
Njoftohet se Gjykata kompetente në lidhje me rastin ka shqiptuar masën për parandalimin e shitjes së pronave (dy shtëpive dhe një banesë) dhe ngrirjen e llogarive bankare të të dyshuarave.
Dy persona (H.B. dhe A.B.) janë të dyshuar për veprat penale ”Pastrim i Parave”, “Mashtrim” dhe “Falsifikimi i Dokumenteve“ bazuar në legjislacion penal të shtetit të Zvicrës dhe rasti është duke u hetuar nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit.