Një person ka lajmëruar Policinë se një person tjetër ia ka vrarë qenin në fshatin Çadrak të Suharekës.
‘’Viktima mashkull kosovar ka raportuar se gjatë shëtitjes, qeni i tij është përleshur me qenin e të dyshuarit mashkull kosovar, më pas i dyshuari me armë zjarri ka qëlluar për vdekje qenin e viktimës. Sipas viktimës, i dyshuari kishte shtënë disa here edhe në ajër me armë’’, thuhet në njoftimin e Policiës.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me 17 fishekë dhe një pushkë gjuetie me 12 fishekë.
Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
Artikuj të ngjashëm
-
Dorëzohet në polici personi që vrau qenin në Kaçanik
-
Shtiu me pushkë drejt qenit të komshiut, arrestohet
-
Shoqërohet në stacion policor një person në Ferizaj, dyshohet se qëlloi me pushkë qenin
-
Arrestohet gjakovari që vrau qenin pasi ia sulmoi familjarët dhe qenin
-
Qëlloi me armë qenin e shtetasit të huaj, arrestohet burri nga Prishtina