Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet Dardan Krivaqa

I dyshuari kryesor për vrasjen e 18-vjeçares M.O., Dardan Krivaqa është arrestuar në një fshat të Ferizajt.

Kështu ka bërë të ditur majori i Policisë në Ferizaj, Mehmet Alihajdini.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se i dyshuari është arrestuar para pesë minutave dhe Policia do të dalë me komunikatë për media me më shumë detaje.

Edhe Prokuroria ka dhënë më shumë detaje lidhur me arrestimin. Bëhet e ditur se ai është ndaluar për 48 orë.

"Prokuroria Themelore në Ferizaj, , njofton opinionin publik se lidhur me rastin e vdekjes së 18 vjeçares në Ferizaj, sot në orën 12 e 05 minuta, është arrestuar edhe personi i dytë i dyshuar dhe i është shqiptuar masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se i njëjti në bashkëkryerje ka kryer veprën penale 'Vrasje e rëndë' të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)", thuhet në njoftim.

Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe drejtori i Policisë, janë në Stacionin e Policisë në Ferizaj.

Dardan Krivaqa është dërguar në stacionin policor në Ferizaj për t’u marrë në pyetje. Ministri Sveçla i cili ka ardhur vetëm disa minuta me vonë ka thënë se nuk ka çfarë të komentojë dhe do të flasë në ceremoninë e varrimit atje.