Kronikë

Në Prishtinë një grua e dehur rrah bashkëshortin e vet

Një grua në Prishtinë është arrestuar të mërkurën me dyshimin se e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin.

Policia e Kosovës ka njoftuar se gruaja nën ndikim të alkoolit dyshohet se ka sulmuar bashkëshortin.

Bashkëshorti ka marrë tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara kosovare pasi e njëjta në gjendje të dehur e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.